22/12 22:33
Bayern Munich është në kërkim për talente të reja në tregun aziatik.
Sipas raportimeve të medieve koreane, kampionët në fuqi të Gjermanisë duan të firmosin me një qendërmbrojtës 18-vjeçar, Kim Ji-soo, që luan për Seongnam FC, skuadër që konkurron në ligën e dytë tëKoresë së Jugut.
Lojtari 1.92 metra i gjatë, ka aftësi të shkëlqyera fizike dhe atletike dhe konsiderohet si një nga talentet më interesantë në Korenë e Jugut dhe luan në kombëtaren U-20.
Bayern e ka ndjekur mbrojtësin për muaj të tërë, ndërsa tani pritet të finalizojë gjithçka.
Top Channel