“Martohen” me njëri-tjetrin anëtarët e grupit të njohur italian, Måneskin! (foto)

21/01/2023 17:56

Grupi i njohur italian, Måneskin surprizuan fansat e tyre duke organizuar një dasmë “jo aq të shenjtë”, nga ish-drejtori krijues i markës së njohur “Gucci”, Alessandro Michele, në kryeqytetin italian të enjten mbrëma.

Të katër anëtarët e grupit ishin veshur me të bardha, duke mbërritur në ndërtesën e shekullit të 19-të Palazzo Brancaccio me kostumet e tyre të bardhë, me Victoria dhe Ethan të veshur si nuse dhe Damiano dhe Thomas si dhëndër.

Ceremonia e “dasmës” pa që celebruesi të pyeste Måneskin: “A dëshironi të martoheni duke i premtuar se do t’i qëndroni besnikë njëri-tjetrit gjithmonë, në gëzim dhe dhimbje, në dashuri dhe nder çdo ditë të jetës tuaj?”

Pasi u përgjigjën pozitivisht, grupi shkëmbyen unaza dhe puthje përpara se të performonin një koncert ekskluziv duke përfshirë këngë nga albumi i tyre i ri “Rush!”. Ngjarja private në zonën Colle Oppio të Romës u ndoq nga shumë të famshëm nga bota e artit dhe sportit, duke përfshirë regjisorët e filmave Baz Luhrmann dhe Paolo Sorrentino, reperin Machine Gun Kelly, këngëtaren Elisa dhe yjet e futbollit të AS Roma, Paulo Dybala dhe Lorenzo Pellegrini.

I njohur për një tingull që bashkon punk-funk dhe glam rock, Måneskin u formua në Romë në 2016 dhe përbëhet nga këngëtari Damiano David, basistja Victoria De Angelis, kitaristi Thomas Raggi dhe bateristi Ethan Torchio. Në fillim të karrierës së tyre, rokerët mund të shiheshin duke lëvizur në rrugët qendrore të Romës, Via del Corso, përpara se të arrinin famë globale pasi fituan Eurovision Song Contest për Italinë në 2021.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA