Një familje skiatorësh që i janë ngjitur malit që në muajin korrik për të qenë në majën e Botës
Lara Colturi sot një kampione bote për Shqipërinë është në qendrën e vëmendjes së specialistëve të skive. Veç rezultateve në çdo koment për të flitet si e bija e Daniella Ceccarellit, ish kampionatja olimpike italiane që sot është edhe trajnerja e së bijës. Në një intervistë për Top Channel ajo tregon për këtë paraqitje të sportistes shqiptare në aktivitetin botëror.
“Jemi shumë të kënaqur për Larën pasi për të ishte hera e pare në shumë gjëra, hera e pare në një Botëror, hera e pare në kategorinë Daun Hill, një kategori që është shumë e shpejtë, me skitë e gjata arrihen shpejtësi rreth 116-117 km/ h dhe për një vajzë që vjen nga kthesat e ngushta të Slalomit apo Gjigantit, ishte një kapërcim i madh. Fakti që arrti në vendin e katërt në garën e një dite më pare ku nuk kish provuar më pare sigurisht që është për t’u përgëzuar, nëse do ta shohim garën me lupë ajo pagoi pak mungesën e eksperiencës pasi është vetëm 16 vjeç”, tha Daniela Ceccarelli, ish-kampione olimpike dhe trajnerja e Lara Colturit.
Në garën e një dite më pare Lara ishte e para në dy sectored e pare, ndërkohë që në të tretin gaboi duke rrezikuar, por që ja doli të mbarojë garën dhe të dale e katërta. Si për ironi të fatit, ishte e njëjta pjesë ku nëna e saj 1 vite më pare gaboi në të njëjtën formë.
“Ishte viti 2007, unë kthehesha pasi kisha lindur Larën dhe ajo ishte rreth 1 vjeç e pak dhe ajo më priste në finish. Doja shumë të rikthehesha e të isha mes Top10 më të mirave në Botë. Edhe unë isha në krye më e shpejtë në dy sektoret e pare dhe humba pikërisht në atë gropën ku humbi edhe Lara, vetëm dy porta nga finishi. Ishte e njëjta grope në pistë dhe këtë me sa duket duhet ta mësojmë familjarisht”, tha Daniela Ceccarelli, ish-kampione olimpike dhe trajnerja e Lara Colturit.
Colturi së bashku me nënën dhe babanë e saj që janë trajnerët, që prej muajit korrik nuk sheh lartësi nën 1500m , ose asgjë tjetër veç dëborës dhe pistës së skive.
“Në këto momente duket që po ndihen shenjat e lodhjes, sezoni i saj ka filluar në muajin korrik, ndërsa konkurrentët e saj kanë filluar në tetor dhe nëntor. Na u desh të ishim në Amerikën Latine për pikët e Botërorit, Por ka një të mire, tani është e karikuar me kaq shumë rezultate të mira, kërkon objektiva të reja, por nga ana tjetër më pyet kur mbaron ky sezon?”, tha Ceccarelli.
Ceccarelli thotë se Lara në këtë moshë është më mire se sa ajo, po çfarë ka më shumë se sa janë medalje e artë olimpike?
“Medalja e artë olimpike që unë kam fituar ka shumë gjëra brenda, duhet edhe fat që unë e di nga eksperienca, por ne duhet të jemi të fokusuar tek procesi, tek procesi i përmirësimit, më pas rezultatet vijnë, ato nuk varen nga ne. Ne mund t’i mësojmë se si të skijojë, të përmirësohet me teknikën dhe të bëjë sa më pak gabime, më pas, nëse do të jesh e para e dyta apo e treta, për këtë duhet edhe pak fat”, tha Daniela Ceccarelli, ish-kampione olimpike dhe trajnerja e Lara Colturit.
Top Channel