Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbajtur një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Udhëheqësi gjerman ka nisur duke nderuar të vrarët në rrëzimin e helikopterit sot në Ukrainë, duke thënë: “Ne jemi me familjet e tyre”.
Ai tha se Rusia ka nisur një “luftë imperialiste agresioni këtu në pragun tonë në Evropë” dhe ukrainasit po mbajnë “pasojat e tmerrshme”.
Scholz vazhdon duke thënë se Rusia “tashmë ka dështuar plotësisht në arritjen e qëllimeve të saj imperialiste”.
“Ukraina po mbrohet me sukses të madh dhe guxim mbresëlënës,” thotë ai.
“Një aleancë e gjerë ndërkombëtare e udhëhequr nga G7 po i ofron vendit mbështetje financiare, ekonomike, humanitare dhe ushtarake.”
Scholz thotë se në mënyrë që lufta të përfundojë “agresioni i Rusisë duhet të dështojë” dhe kjo është arsyeja pse Gjermania “po furnizon vazhdimisht Ukrainën me sasi të mëdha armësh”.
Top Channel