“Denaro frymëzoi bandat në Shkodër”, Karamuço: Krimi instaloi kamera sigurie për bizneset

18/01/2023 23:06

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Top Story” se strategjia e Mateo Mesina Denaros është aplikuar edhe në Shqipëri.

Ai ka deklaruar se në zonën e Shkodrës janë hequr disa kamera sigurie së fundmi, që janë për krimin e organizuar dhe nuk janë vetëm për të ruajtur nëse u vjen policia në zonë, por janë për të ruajtur bizneset kua ata marrin gjobën.

Karamuço: Këto ditë unë kam parë që janë hequr disa kamera sigurie në zonën e Shkodrës që janë për krimin e organizuar që nuk janë vetëm për të ruajtur nëse u vjen policia në zonë, por janë për të ruajtur bizneset kua ata marrin gjobën. Kjo është një histori e shpikur nga Mateo Mesina Denaro, e para 20 viteve ku kontrollohej se si merreshin gjobat nga bizneset. Kjo na largon në kuptimin e kriminalitetit por na afron shumë për modelin që ne kemi ndjekur sepse duam apo s’duam ne grupet kriminale në Shqipëri i ka rritur mafia italiane. Sot paraqitet një tjetër nivel që ne njohim para 20 vitesh.

Top Channel