Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në Vlorë, rreth orës 04:00 kur një makinë ka goditur dy mjete të tjera.

Mjeti tip “Benz C Class” me drejtues një 40-vjeçar ka dalë nga rruga duke përplasur një furgon “Iveco” të parkuar si dhe një tjetër mjet “Benz B Class”.

40-vjeçari dyshohet se në momentin e aksidentit ka qenë në gjendje të dehur në timon. Ai ka marrë vetëm disa lëndime të lehtë, ndërkohë që është shoqëruar në polici për t’u hetuar për ngjarjen.

Top Channel