Lundrimet e linjës Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës do të shtyhen për ditën e nesërme, pas situatës së keqe detare.

Gjithashtu është shtyrë edhe lundrimi nga Durrësi drejt Barit i njërit prej dy trageteve.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës e cila thekson se si pasojë e motit të përkeqësuar dhe kushteve jo të favorshme për lundrim në datën 17.01.2023, anulohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin AF MARINA, gjithashtu anulohet dhe nisja nga Ankona për Durrës me tragetin AF CLAUDIA.

Trageti AF MARINA rinis linjën Bari -Durrës nesër ditën e mërkurë datē.18.01.2023, kurse trageti AF CLAUDIA rinis në linjën Ankona-Durrës ditën e enjten datën .19.01.2023.

Ndërsa në portin e Vlorës Trageti Ioan Sun i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë ka anuluar lundrimin e datës 17.01.2023 për Vlorë-Brindisi. Trageti Ioan Sun do të rinis lundrimin në datën 18.01.2023 ora 14:30.

Top Channel