Gjyqi për për statutin e PD-së/ Alibeaj tërheq ankimimin, gjykata pushon çështjen

17/01/2023 09:10

Konflikti juridik i demokratëve mori një kthesë të re, pas vendimit të Enkelejd Alibeaj për të tërhequr padinë  e bërë në Gjykatën e Apelit  për bashkimin e ndryshimeve statutore të 17 Korrikut dhe 18 Dhjetorit  që mbajnë firmën e Lulzim Bashës si kryetar dhe vulosin përjashtimin e liderit historik nga partia.

Droja nga një vendimmarrje kundër  nga  ana  gjyqtares Irida Kacerja,  të cilën më parë kishte tentuar pa sukses që ta largonte nga gjykimi i çështjes, duket se ka nxitur Aliebaj të tërhiqet nga ankimi për ti lënë në dorë Apelit vetëm padinë që kërkon zhbërjen e vendimit Zhukri që riktheu Sali Berishën i pronar të selisë blu.

“Në kushtet kur çështja është shndërruar në një artifice juridike që po zvarritet jemi të bindur se gjyqi i planifikuar për sot ndoshta është bërë pengesë për gjykimin e vendimit të Zhukrit. Për të përshpejtuar dhënien e vendimit për këtë çështje ne kemi paraqitur një kërkesë për përshpejtim që në datë 31 maj te cilën e paraqitem edhe sot që të kemi një zgjidhje te ngërçit të PD para zgjedhjeve lokale”, u shpreh përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa.

Lëvizja më e fundit e Alibeajt, nuk e surprizoi  Sali Berishën.

“Alibasha tallet me veten e tij. Në asnjë vend të botës, përveç në drejtësinë e Edi Ramës, nuk mund të bëhet palë në një proces që nuk ka qenë palë.  Duke u tërhequr nga Kuvendi i 18 dhjetorit, Alibasha de facto pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit”, tha ai.

Tashmë sytë e demokratëve janë drejt Gjykatës së Apelit për vendimmarrjen finale, atë se kujt i takon logo dhe vula  e partisë,  që  prej datës  25 marsit  ditë kur Sali Berisha mori në dorë çelësat e partisë, nuk ka ende një datë gjykimi.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA