Selena Gomez i përgjigjet komenteve negative në lidhje me trupin e saj! (foto)

16/01/2023 16:39

Selena Gomez ka mbyllur komentet që e shanin atë në lidhje më trupin e saj në ceremoninë e të shtunës pasi mori pjesë në Golden Globes 2023.

Aktorja, 30-vjeçare, u nominua për aktoren më të mirë televizive. Ajo kishte veshur një dekolte mjaft të hapur me një fustan bust të zi me lejla të markës “Valentino”, i cili kishte një të çarë mjaft të guximshme deri në kofshë.

Por këngëtarja mori komente mjaft negative nga ndjekësit online në lidhje me pamjen e saj fizike teksa pozonte para kamerave në këtë event. Gjatë një videoje në Instagram Live, Selena iu drejtua kritikëve teksa bisedonte me motrën e saj 9-vjeçare, Gracie Elliott Teefey. Ajo u tha ndjekësve të saj: “Jam paksa më e shëndoshë tani, sepse u kënaqa gjatë pushimeve.”

Pasi Gracie u duk se ishte dakord me të, Selena tha: “Por ne nuk na intereson.”

Krijuesja e hitit “Lose You to Love Me” ka pasur një marrëdhënie të komplikuar me rrjetet sociale dhe madje e ka fshirë atë nga telefoni i saj në vitin 2019. Selena zbuloi se nuk e kishte më aplikacionin, pasi komentet negative në postimet e saj e kishin lënë atë të ndihej ‘depresive’. Ylli dukej mjaft bukur në veshjen e saj me mëngë të purpurta.

Pesha dhe ndryshimet e saj në fizik i kanë shkaktuar shumë probleme, ajo u zhduk nga rrjetet sociale në vitin 2019, por tani duket se është në një vend shumë më të mirë për t’u përballur me komente të tilla të pajustifikuara.

Selena shpjegoi gjithashtu se ideja që kishte në kokën e saj se si do të ishte e ardhmja e saj e lëndoi shumë vitin e kaluar.

Ajo e kishte kombinuar fustanin me një palë taka të zeza me rrip, ndërsa për aksesorë kishtë zgjedhur një palë vathë argjendi. Veshjet e saj ishin stiluar në një stil elegant, ndërsa grimi i saj ishte i thjeshtë dhe ruante tonalitetin e ngjyrës ‘nude’. Selena kishte zgjedhur të hynte në tapetin e kuq me motrën e saj më të vogël, në ceremoninë e 80-të vjetore ku morën pjesë yjet e Hollivudit.

Faqja zyrtare e “Golden Globes” kishte hedhur një video të adhurueshme të Gracie-t duke vrapuar në tapetin e kuq për t’iu bashkuar Selenës për një foto. Këngëtarja ishte 20 vjeçe kur nëna e saj Mandy Teefe, e lindi Gracie me partnerin e saj Brian, i cili është njerku i Selenës. Selena foli për lidhjen e tyre të ngushtë në gusht.

“Në thelb dua ta shikoj këtë person të vogël të rritet dhe të bëhet e përgjegjshme. Nuk ka ndjesi më të mirë në botë. Ndihem si prind i saj në një farë mënyre”, tha ajo.

 

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA