Një biznes privat është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec.
Mësohet se është djegur mobilieria në pronësi të G. F., në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj, por rrethanat janë ende të paqarta.
Paraprakisht dyshohrt se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale.
“Më datë 14.01.2023, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në një mobileri në pronësi të shtetasit G. F., banues në Pogradec. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit kishte vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.
Top Channel