Tritol shtëpisë së shefit të Krimeve në 110-vjetorin e Policisë së Shtetit/ Sulmi i shtatë ndaj policisë së Shkodrës brenda një viti, asnjë nuk është zbardhur!

13/01/2023 09:41

Tritoli i vendosur në shtëpinë e shefit të Krimeve në Shkodër është sulmi i shtatë ndaj uniformave të policisë së Shkodrës përgjatë një viti.

Asnjë nga këto raste nuk është zbardhur dhe autorët nuk janë kapur. Sulmi i sotëm ndaj Pëllumb Shpatit vjen në ditën e 110-vjetorit të Policisë së Shtetit.

Sot rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç, një sasi lënde plasëse shpërtheu përpara banesës së Pëllumb Shpatit. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Në fund të viti 2022, një shpërthim me tritol ndodhi në shtëpinë e një efektivi policie, i identifikuar si Valter Serra. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina. Nga shpërthimi, u dëmtua automjeti i tij tip “Volkswagen” dhe një pjesë e banesës.

Në muaj qershor, u vendos tritol në shtëpinë e oficerit të Policisë Gjyqësore të Shkodrës, Pëllumb Vukajt. Edhe në këtë rast, u dëmtua mjeti i tij tip “Benz”, i parkuar para shtëpisë. Vukaj deklaroi se ngjarja kishte lidhje me detyrën e tij.

Vijon…

Top Channel