Sozia thotë se ngjan aq shumë me Princ Harry sa ‘kam frikë se do të më vrasin talibanët’ (fotot)

11/01/2023 17:58

Një ish-sozi e princit britanik Harry thotë se tashmë fsheh fytyrën e tij në publik pasi ka frikë për jetën e tij pas zbulimeve të fundit në librin e princit për numrin e talibanëve që kishte vrarë.

39 vjecari Rhys Whittock, ka punuar si sozi e Princit Harry që prej vitit 2017 dhe ka udhëtuar në disa vende të botës për të prezantuar ngjashmërinë e tij me të pestin në radhë për fronin e Britanisë.

Por pasi Harry zbulonte në librin e tij të fundit autobiografik se ka vrarë 25 luftëtarë talibanë gjatë shërbimit ushtarak në Afganistan tani sozia e tij nuk preferon të njihet në publik dhe i lutet nënës së tij ta ndihmojë të mos duket si Harry.

Së fundmi të tjera dyshime janë ngritur mbi faktet e librit autobiografik si për trashëgiminë e tij mbretërore deh për disa incidente me bashkëshorten Meghan Markle.

Ndërsa Whittock, i cili është me origjinë nga Uellsi por nuk dëshiron të tregojë ku jeton aktualisht, thotë: “Kam nisur të ndjehem në siklet që kur Harry nisi të tregonte për kohën e tij në ushtri. Këtë ma tha mamaja dhe prej pohimit të Harry tani jam dhe unë një objektiv, tani duhet të mbaj syze dielli në publik”.

“Ekspertët thonë se ishte një gabim publikimi atij informacioni, duke e vënë më shumë në rrezik, prandaj dhe libri i tij duhet të ishte parë fillimisht nga zyrtarë të sigurisë”, shton sozia i shqetësuar.

Rhys shton se vijon të kërkohet për paraqitjet e tij në rolin e princit, duke përfshirë dhe së bashku me një sozi të njohur të Meghan Markle me të cilën luajnë pjesë nga intervista famëkeqe me Oprah që bëri xhiron e rrjetit.

FOTO GALERI
2/5
Whittock me imitues te tjere te familjes mbreterore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA