Sozia ‘erotike’ e princeshës Diana thotë se Princ Harry ‘duhet të zgjidhë çështjet e mbetura hapur me të ëmën’ (fotot)

11/01/2023 15:55

Një protagoniste erotike e rrjetit, e njohur dhe si “sozia” e Princeshës Diana, thotë pas zhurmës së mediave britanike mbi Princin Harry, se ai duhet të zgjidhë fillimisht çështjet psikologjike që i kanë mbetur pezull me nënën e tij.

47 vejçarja Lauren Spencer, foli pas komenteve të shumta mbi librin biografik të Harry, duke thënë se ai ka ende “probleme me mamin” para se të kërkojë zgjidhje të tjera jashtë vetes.

Duke folur në rrjetet sociale ajo thoshte për Dukën e Sussex: “Ti ke nevojë të zgjidhësh fillimisht çështjet e mamit”, ndërsa e shoqëronte me një ‘emoji’ duke qarë.

Postimi për 30 000 ndjekësit e saj bëhej teksa gruaja qëndronte pranë një rafti me librin e ri të Princit.

Në librin e tij Princi ka thënë se bashkë me Meghan Markle janë lutur te varri i Diana “për udhëheqje” disa ditë para vdekjes së mbretëreshës, kur ishte 25 vjetori i vdekjes tragjike të nënës së tij.

47 vjeçarja Lauren, thotë se njerëzit e vlerësojnë si “imazh identik” me princeshën e ndjerë ‘Lady Di’ dhe se nga ngjashmëria përfiton para.

Në videot e saj erotike ajo thotë se fansat i kërkojnë të pretendojë se është princesha, që merr hak ndaj atyre që i donin të keqen.

FOTO GALERI
2/5
47 vjeçarja Lauren, thotë se njerëzit e vlerësojnë si “imazh identik” me princeshën e ndjerë ‘Lady Di’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA