Shoferi britanik tregon përse nuk hap më dyert e autobusit pasi i ka mbyllur në një ndalesë (fotot)

11/01/2023 18:41

Nuk ka gjë më të bezdisur se të vraposh për të kapur autobusin por sapo mbërrin aty, dyert të mbyllen në fytyrë në momentin e fundit.

Por megjithëse shumë në këtë skenar i vënë fajin shoferit, një komentator i njohur në rrjetin  TikTok që punon në transportin publik, shpjegon arsyen se përse autobusët rrallëherë presin për pasagjerët.

Stephen, nga Glasgow në Skoci, ka grumbulluar 127,500 ‘like’ me videot e tij që detajojnë eksperiencën si shofer autobusi publik.

Blogger-i i njohur në rrjet me emrin Fat Bus Driver –(Shoferi i shendoshe) i përgjigjej një komenti të nervozuar të një përdoruesi që quante shoferët e autobusëve “maskarenj”.

Ai shkruante: “Shoferët e autobusëve në Glasgow mund të jenë të tillë, ata nuk të lënë të hipësh edhe nëse je në stacion dhe kanë mbyllur një herë dyert. Është shumë e sikletshme”.

Me pas duke iu përgjigjur kritikave, Stephen publikoi një video të gjatë ku shpjegonte se përse shoferët nuk mund të hapin dyert në stacion pasi i kanë mbyllur një herë.

“Nëse ndodh kjo, është sepse këto janë rregullat e vendosura nga bashkia e qytetit, zbatimi të cilave kontrollohet rreptësisht nga inspektorët tanë”.

“Shoferëve u kërkohet të vazhdojnë itinerarin e tyre pasi kanë mbyllur dyert, edhe nëse kanë lënë një pasagjer që sapo ka ardhur”.

“Sapo kemi kryer punën në stacion dhe dyert mbyllen, ne nuk mund t’i hapim përsëri, sepse kompania përballet me gjobë ose masa të tjera ndaj shoferëve”.

“Kështu që kjo nuk ka të bëjë me shoferët, nëse ndodh edhe në qytetet tuaja, ja si është puna”.

Për të ilustruar atë që thoshte, shoferi “korrekt” tregonte një poster të transportit të Glasgow ku shkruhej: “Nëse nuk jeni në stacion në kohën e caktuar kjo mund të bëjë që të humbisni autobusin”.

Por përgjigja e Stephen duket se nuk kishte kënaqur përdoruesit e shumtë që vijonin të ankoheshin.

Një prej tyre shkruante: “Po sikur ata të presin për atë të shkretin që vrapon në rrugë deri sa të arrijë te dera, para se t’ia mbyllin në fytyrë”.

“Kjo ndodh edhe në vende të vogla, jo vetëm në qytete”, shkruante një grua. “Më ka ndodhur kur isha të djalin tim disa muajsh dhe u tërbova”.

Një tjetër komentonte në mbështetje të shoferit: “Qytetet kanë kufizime. Shoferët nuk kanë kohë për të humbur”.

FOTO GALERI
2/3
Blogger-i i njohur në rrjet me emrin Fat Bus Driver –(Shoferi i shendoshe) i përgjigjej një komenti të nervozuar të një përdoruesi që quante shoferët e autobusëve “maskarenj”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA