Punonjës pranë portit detar të Shëngjinit janë ngritur sot në një protestë sa ju takon vonesës së pagave dhe gjithashtu mos kalimin shpërblimit nga pagesa fiskale 2023.

Gjithashtu punonjësit shprehen se ky port po shkon drejt falimentimin dhe nuk ka të ardhura të mjaftueshme.

Nga ana tjetër drejtori i portit të Shëngjinit Sandër Marashi justifikohet me faktin se portet detare janë shoqëri aksionere, dhe nuk financohet nga buxheti i shtetit duke i krijuar të ardhurat nga vete porti.

Gjithashtu Mirashi nuk mohoi faktin qe ka probleme financiare, sidomos pas ndryshimit të destinacionit importues të fabrikës së çimentos e cila ndodhet në Balldre të Lezhës, duke kryer importit drejt Porto Romanos.

Ata kërkojnë të merren masa pasi për disa prej punonjësve kjo  pagë është e ardhura e vetme  për familjet e tyre.

Top Channel