Po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm, në pranga 24-vjeçari në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë

11/01/2023 10:08

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, pasi u kap duke transportuar kundrejt fitimit 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Gjatë operacionit policor të koduar “Road Guard 53” janë sekuestruar automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, një aparat celular dhe një shumë parash.

I arrestuari A. P. banues në Sarandë nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip furgon me drejtues shtetasin A. P., pasi kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm. 24-vjeçari nuk është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të Policisë. Pas ndjekjes nga Policia, shtetasi A. P. u kap në vendin e quajtur “Gërhot”, duke drejtuar automjetin tip furgon, me të cilin po transportonte nga Saranda në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 200 euro për person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Top Channel