Me drogë dhe pistoletë me vete, bien në prangat e policisë dy persona në Shkodër

11/01/2023 11:19

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi qarkullonin me lëndë narkotike dhe armë me vete.

Pasi makina u ndalua nga policia, njëri prej tyre braktisi automjetin dhe duke përfituar nga kushtet e errësirës, iu shmang policisë dhe më pas u kap brenda 24 orëve.

Në pranga ranë B. C. Dhe T. P., 22 vjeç, banues në Shkodër.

Qarkullonte me lëndë narkotike me vete, braktisi automjetin dhe duke përfituar nga kushtet e errësirës, iu shmang shërbimeve të Policisë, kapet brenda 24 orëve dhe vihet në pranga 22-vjeçari.  Në automjetin e 22-vjeçarit udhëtonte edhe një shtetas tjetër, i armatosur me pistoletë, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Kontigjenti”, të zhvilluar një ditë më parë. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontigjenti”, të zhvilluar ditën e djeshme, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi B. C. dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kanabis, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, brenda 24-orëve, shtetasin e shpallur në kërkim: -T. P., 22 vjeç, banues në Shkodër. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e drejtuar nga shtetasi T. P., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kanabis. 22-vjeçari tashmë i arrestuar, duke përfituar nga kushtet e errësirës, braktisi automjetin e ndaluar për kontroll, në kuadër të operacionit policor “Kontigjenti””, sipas policisë.

Materialet për dy personat i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel