Familjarët kanë dyshime të forta se i gjithë zinxhiri i policisë, nga Shkodra në Vlorë ka qenë i implikuar. Dyshimet dalin në dritë edhe në dosjen hetimore. Thuajse i gjithë zinxhiri i policisë kishte dijeni për çfarë po ndodhte, pasi në krye të linjës së trafikut qëndronin pikërisht familjarë të tyre.
Artur Rrokaj, njëri nga skafistët që u gjet mes të mbijetuarve, rezulton të jetë djali i Bardhyl Rrokaj, që në atë kohë mbante postin e shefit të zyrës kundër terrorit në drejtorinë e policisë së qarkut Shkodër. Ndërkohë që xhaxhai i tij, Ilir Rrokaj, po gjatë kohës që ndodhi tragjedia ishte shef i qarkullimit rrugor në drejtorinë e Policisë së Vlorës.
Hetimi i kësaj ngjarje nxori në dritë se një nga pronarët e gomones ishte Viron Robaj, ndërkohë që vëllai i tij Gjergji Robaj, që ishte nëndrejtor i portit detar të Vlorës. Hetimet zbuluan se ai kishte dijeni për trafikun e paligjshëm.
Pas kësaj ngjarje të rëndë Bardhyl Rrokaj dhe Ilir Rrokaj u përjashtuan nga radhët e policisë. Por Ilir Rrokaj është rikthyer sërish si shef i qarkullimit rrugor në vlorë, në fillim të vitit 2014. Pikërisht për shkak të së shkuarës së tij ai u përfshi në një listë të përgjimeve të SHISH që rrodhi në media gjatë asaj kohe.
Ndonëse shkaktoi 28 viktima, Artur Rrokaj, i cili ishte komandant në gomonen e tragjedisë, u dënuan me vetëm 7 vite burg. Ai ka ndryshuar emrin dhe tashmë njihet si Arten Rrokaj dhe madje ka punuar si specialist pranë portit të Durrësit. Por e ka lënë këtë pozicion pune pasi i është dashur të plotësojë formularin e dekriminalizimit.
“Ata kanë dënue sekserët, kanë denëur skafistët kanë dalë jashta, nuk kanë asnjë njeri me pushtet që e kanë ba këtë punë. Ata kanë desh me e kalu këtë çështje me disa njerëz anësorë”u shpreh Nikollë Mhilli, familjar.
Paqartësitë e vetë policisë në lidhje me këtë ngjarje vetëm sa e kanë shtuar mjegullnajën. Fillimisht vetë policia ka deklaruar se rreth orës 18:00 ka parë një gomone që më pas u ka humbur gjurmët. Më pas ka deklaruar se bëhet fjalë për një gomone trafikantësh droge dhe nuk e ka marrë seriozisht njoftimin e bërë nga njerëzit që ndodheshin në gomone.
“Ma të parin lajm që ka dhënë TV ka thanë: Tragjedia më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë po ndodh në vlonë. Tri gomone rrezikohen me vdek në det. …herën e dytë ka thënë dy gomone dhe më pas kanë thënë një gomone. Po aty për të nis janë nis tri, një është nis me drogë, një me vajza një me djem për me shku me u punsu atje.
Policia kur është vu pas këtyre tre gomove i ka leju me ik gomonen e drogës dhe të femnave dhe iu ka vu pas gomonoes së klandestinëve, të cilën e ka gjuajt me automatik dhe e ka pralizu dhe e ka nxjerrë jashtë funksionit. Policia ka prit që gomonia të fundoset, që të mos përgjegjësi që i ka vra vetë dhe ka prit deri në orën 9:30 të mengjësit” u shpreh Nikollë Mhilli, familajr.
Top Channel