Arrestohet zyrtari i financave! Sekretari i përgjithshëm, një drejtor i financave dhe një përmbarues

11/01/2023 16:27

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave së bashku me një drejtor të këtij institucioni dhe një përmbarues privat janë arrestuar për shpërdorim të detyrës duke i shkaktuar shtetit një dëm pre 1.2 milionë eurosh.

Prokuroria e Tiranës zbuloi se Arlind Gjokutajt, Sekretar të përgjithshëm të ministrisë së Financave, Fatmir Hoxha, Drejtor i Shërbimeve mbështetëse dhe çështjeve ligjore dhe Alban Ruli përmbarues privat duke shpërdoruar detyrën kompensuan për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër një person I identifikuar si Ilir Thana I cili u arrestua në dhjetor të vitit 2022.

Godina sipas prokurorisë ju shit të arrestuarit Thana përmbi 1 milionë lekë nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill 1992 e së bashku me të edhe një truall. Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompensimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve,  një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë,  të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.

Në vendimin që TCH disponon për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit tregohet se si Instat dhe Ministria e Financave komunikuan ndër vite për koeficientin e rivlerësimit të lekut.

Edhe pse qytetari u pagua në 2015 nga Ministria e Financave, në 2022 pavarësisht kësaj, së bashku me zyrën përmbarimore të Alban Rulit u krye rivlerësimi duke i vendosur çmimin prej 145 milionë lekë të reja që shteti duhet t’ia paguante sërish. E njëjta ministri i kaloi sërish 480 milionë lekë Thanës dhe të motrës.

Sipas prokurorisë Tiranë e gjithë vlera e përcaktuar për t’ju dhënë këtij shtetasi është e përcaktuar në kundërshtim me ligjin dhe cënon buxhetin e shtetit në rreth 1.200.000 euro.

 

 

 

Top Channel