Deklaroi se do vriste politikanët/ I nervozuar me automatik e jelek antiplumb, pamje nga momenti para arrestimit të 36-vjeçarit në Lezhë

10/01/2023 19:00

 Ky është momenti para arrestimit të 36-vjeçarit Antonio Leka në Lezhë ditën e djeshme, i cili u ndalua pasi ishte i pajisur me arsenal armësh dhe jelek antiplumb.

Siç duket në videon e siguruar nga Top Channel, 36-vjeçari duket mjaft i nervozuar pranë një makine tip “Audi” teksa përgatit armën në një servis, ndërsa personat pranë tij nuk ndërmarrin veprim fizik për ta ndaluar.

36-vjeçari Antonio Leka, u arrestua ditën e djeshme, ku policia pas disa informacioneve të mbledhura në rrugë operative,gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

 

Top Channel