Një bandë e njohur motoçiklistësh ruse me emër “Ujqit e Natës” por e njohur gjithashtu nga mediat perëndimore si ‘Engjejt e Putin’, janë pikasur kësaj jave duke udhëtuar mes Evropës.
“Ujqit e Natës” janë një klub nacionalist motoçiklistësh rusë të themeluar në Moskë në 1990 dhe besohet se financohen nga Kremlini. Nuk dihet mes cilave shtete ata kane kaluar para se te arrinin ne Serbi.
Presidenti rus Vladimir Putin i është referuar dosa herë anëtarëve të klubit si “miqtë e mi” dhe ka marrë pjesë në autokolonat e tyre, duke drejtuar motorë të modelit Harley-Davidson.
Grupi i motoçiklistëve përbëhet nga shumë ushtarakë që kanë luftuar më parë në Krime dhe së fundmi në Ukrainë. Ata janë paguar rreth 150 000 dollarë për të krijuar atje “Qendrën patriotike të të Rinjve” dhe për aktivitete të tjera në Krime prej vitit 2015, shkruan rrjeti vendas Moscow Times.
Dje (9 janar) Ujqit e Natës marshuan përkrah serbëve etnikë në Bosnie/Herzegovine në paradën e ditës së ‘Republika Srpska’ edhe pse kjo është shpallur ilegale më parë.
Por tmerret e luftës në Bosnie nuk ndaluan që një grup prej 20 motoçiklistësh të Putin të bashkoheshin me rreth 2,000 marshues në Sarajeve, shkruan rrjeti Radio Free Europe/Radio Evropa e Lirë (RFE/RL).
Një tjetër paradë me rreth 2,700 pjesëmarrës u mbajt në Banja Luka, që është kryeqyteti de facto i ‘Republika Srpska’.
Ministri boshnjak i sigurisë Selmo Cikotic paralajmëroi se grupet e radikale mund të marrin pjesë në aktivitete një ditë para ditës së caktuar, ndërsa sugjeronte se mes grupeve ruse mund të ketë militantë të përfshirë në konfliktin në Ukrainë.
Motoçiklistët rusë janë sanksionuar nga SHBA dhe Kanadaja në vitin 2014 për mbështetje të politikave të Kremlinit dhe përfshirje me rebelët pro-rusë.
Top Channel