Tragjedia e 9 Janarit/ 19 vjet nga mbytja e të afërmve, familjarët kërkojnë drejtësi
09/01/2023 12:11
19 vite pasi 28 të rinj e të reja, u mbyten në ujërat e detit Jon, sërish familjarët kërkojnë drejtësinë e munguar për të cilën akuzojnë politikën se po e bllokon qëllimisht.
Çështja deri më sot, asnjëherë nuk është hapur prandaj dy vite më parë, ata dorëzuan padinë në SPAK me shpresën tek strukturat e reja të drejtësisë.
Tragjedia e 9 Janarit ndodhi në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis drejt Italisë.
28 persona të moshës 15 deri në 33 vjeç, kryesisht nga veriu u mbytën. 8 prej tyre ende sot rezultojnë të zhdukur.
Top Channel