Me kokën ulur dhe të heshtur Rozeta e Havier Dobi dolën sot para gjykatës e cila i la në arrest në burg për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove në banesa të ndryshme në kryeqytet.

Krimi i tyre u zbardh pas denoncimit që bëri në polici ish drejtoresha e koncesioneve në ministrinë e ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj.

Ajo deklaroi se në banesën e marrë me qira tek rruga e kosovarëve më 15 dhjetor I ishin grabitur 120 mijë euro dhe e dyshuara kryesore ishte ish pastruesja e saj Rozeta Dobi.

Pas arrestimit të të dyshuarës dhe të djalit të saj në ambientet e paraburgimit policia kreu një përgjim ambiental mes rozeta e Havier Dobit ku të dy i kërkuan njëri tjetrit marrjen e fajit përsipër.

Nga dialogu i tyre policia ushtroi edhe një herë kontroll ku në tubin e aspiratorit gjeti më shumë se 400 mijë euro dhe bizhuteri floriri.

Para uniformave blu Rozeta Dobi ka dëshmuar se vjedhjen e ka kryer në shenjë hakmarrje ndaj Alda Klosit pasi e urrente për mënyrën si ajo e trajtonte. Për vjedhjen kërkoi ndihmën e të birit dhe shkatërroi dhomën e gjumit për ta inskenuar si grabitje dhe të hiqte dyshimet nga vetja.

Nga ana tjetër I biri Havier Dobi në letrat e dërguara të atit nga paraburgimi ia hedh fajin të ëmës duke u shprehur se nuk do t’ia falë kurrë.

Pavarësisht gjithë provave materiale që policia dhe prokuroria e Tiranës kanë për dy të arrestuarit për vjedhje, autoritetet do të hetojnë edhe burimin e të ardhurave të grabitura nga pastruesja dhe djali I saj.

Zyrtarja Alda Klosi do të duhet të shpjegojë me prova, sa para ka mbajtur në banesë, burimin e tyre dhe pse nuk I kishte depozituar në bankë.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA