Hekurudha Fier-Ballsh po shkatërrohet dhe po vidhen shinat për skrap. Banorët e zonës që shikojnë se çfarë po i ndodh bëjnë thirrje për ta ruajtur këtë aset kombëtar.

I gjithë aksi nuk po mirëmbahet dhe nga koha po shkatërrohet por këtë proces po e ndihmojnë edhe hajdutët.

Sipas banorëve të zonave të Krapsit, ku u kalon traseja, janë grabitur ne disa segmente shinat.

Qe nga momenti i mbylljes së uzinës së naftës në Ballsh, gjithçka që lidhej me atë industri po shkatërrohet. Ky segment hekurudhor është pronë e ministrisë së infrastrukturës e cila e ka harruar tërësisht

Top Channel