Elefanti ‘i butë’ më i rrezikshëm në botë ka vrarë 13 njerëz dhe 3 elefantë të tjerë (fotot)

07/01/2023 17:53

Ai që njihet si “elefanti i zbutur më i rrezikshëm në botë” është shumë më i rrezikshëm nga sa mu,d të kuptohet prej emrit të tij.

Thechikkottukavu Ramachandran, i cili ka lindur në 1964, është në fakt aq i rrezikshëm sa besohet se ka varë të paktën 13 njerëz gjatë 60 viteve të jetës së tij, si dhe tre elefantë të tjerë.

Kafsha zotërohet nga një tempull në Indi, dhe përveç numrit të lartë të vrasjeve është dhe elefanti më i lartë në zonë me rreth 320 cm, shkruan e përditshmja vendase India Times.

Thechikkottukavu është shfaqur në një numër festivalesh gjatë viteve, edhe disa prej këtyre të fundit janë anuluar prej natyrës së tij të frikshme.

Rrezikshmërisë së tij i shtohet fakti se elefanti është tashmë pjesërisht i verbër.

Kafsha është rishfaqur përsëri në rrjetet sociale në pamjet ku shihej që brohoritej nga turmat në Indi.

Elefanti që shihet në pamje me veshjen tradicionale të kokës, frymëzonte komente nga më të ndryshme mes përdoruesve të rrjetit. Një prej tyre tha: “Tani e kuptoj se përse njerëzit e lashtë ndërtonin dyer aq të mëdha”.

Një tjetër përmendte numrin e vrasjeve që i atribuohen kafshës dhe ironinë e brohoritjes së njerëzve për elefantin.

“Me këto statistika nuk do të desha të isha në një turmë para tij, zhurma mund ta nevrikosë”, shkruante përdoruesi.

Një tjetër komentues pretendonte: “Ramachandran i konsideron si armiq ata që i afrohen pasi nuk sheh mirë. Shumica e vdekjeve kanë ndodhur si aksident”.

Më herët është raportuar se Thechikkottukavu vrau dy njerëz në një festival tradicional në 2019.

Ngjarja e rëndë shkaktoi ndalimin e kafshëve në festivalet tradicionale por më pas u rilejua prej protestave të pjesëmarrësve.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA