COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 29 qytetarë të infektuar dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit

07/01/2023 19:27

Minsitria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e Covid19 në vend ku gjatë 324 orëve të fundit, ka pasur 29 qytetarë të infektuar dhe asnëj humbje jete nga ky virus.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,104 që nga fillimi i epidemisë.

Janë 207 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

7 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 29 qytetarë, në Bashkitë:

12 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, nga 1 qytetarë në Fier, Tepelenë, Dimal.

Janë 207 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,104 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 7 Janar 2023)

Raste të reja ditore 29
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 499

Testime totale 2,021,996
Raste pozitive 332,907
Raste të shëruara 329,104
Raste Aktive 207
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138
Fier 19
Vlorë 12
Durrës. 11
Berat. 10
Gjirokastër. 9

Kukës. 3
Dibër. 2
Lezhë. 1
Shkodër 1
Korçë 1

Top Channel