Shoferi i një prej mjeteve që u përfshinë në aksidentin tragjik që shkaktoi tre viktima dhe katër të plagosur mbrëmjen e kaluar në në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, është vënë sot në pranga.
Aksidenti ndodhi rreth orës 18:15 në urën e fshatit Gjoricë. 28-vjeçari me inicialet E.L., që tashmë është në arrest, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, është përplasur me një automjet tjetër tip ‘Benz’, që drejtohej nga 55-vjeçari me inicialet K.I,, banues në Maqellarë.
Nga aksidenti i rëndë dy prej viktimave, të cilët mësohet se janë vëllezër, humbën jetën në vend. Ndërsa viktima e tretë shtetasja L.I ndërroi jetë në spital.
Të plagosura mbetën shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.
Top Channel