Në Oregon të SHBA-ve, një avion Boeing 727, në mes të një pylli, shërben si shtëpi për një të moshuar.

Bruce Campell, inxhinier elektrik, e kishte ëndërr që të jetonte në një aeroplan. Ideja i lindi kur ishte 15 vjeç dhe pa në televizor një aeroplan të braktisur. Pikërisht atëherë ai vendosi se donte të jetonte në një të tillë.

Por, vetëm në vitin 1999 filloi të merrte formë kjo ëndërr e adoleshencës. Në fillim të viteve ‘70, Cambell kishte blerë katër hektarë tokë në Hilsboro, një periferi e Portlandit dhe 23 vjet më vonë vendosi ta përdorte këtë tokë për të përmbushur dëshirën e tij. Për ta bërë këtë, ai punësoi një kompani për t’i gjetur një aeroplan. Muaj më vonë, kompania i gjeti një aeroplan Boeing 727 që mbante 200 pasagjerë. Avioni i përkiste linjës ajrore Olympic Airways dhe u gjet në Greqi.

Brenda avionit, inxhinieri ndërtoi një dush të improvizuar, një lavaman të përkohshëm, futi një lavatriçe dhe një frigorifer. Zona e kuzhinës është e vogël, pasi Campbell thotë se zakonisht nuk gatuan shumë. Campbell nuk ka harruar dhomën e ndenjes, dhomën e gjumit dhe zyrën. Pranë kuzhinës ka një divan-krevat, kështu që dhoma e ndenjes dhe dhoma e gjumit ndajnë hapësirën dhe pranë saj, ndodhet vendi i punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA