Sëmundja që e kanë vetëm 4 njerëz në planet, ju njohim me “njeriun pemë”!

04/01/2023 15:42

Për më shumë se dy vjet, Abdul Bajandar mori trajtim në spital për të luftuar lythat e çuditshme që rriten nga gjymtyrët e tij.

I njohur si “njeriu-pemë”, ky burrë nga Bangladeshi tashmë ka hequr dorë nga shpresa për t’u kuruar.

“Më thanë se nuk kishte zgjidhje për problemin tim. Lythat do të ktheheshin tri muaj pas çdo operacioni, kështu që do të duhej të qëndroja në spital për tërë jetën”, u shpreh 32-vjeçari.

Operacionet kanë pasur vështirësitë e tyre, siç shpjegojnë kirurgët: “Fillimisht, operacionet ishin të komplikuara, sepse nuk mund të gjenim gishtat. Duhet të ishim shumë të kujdesshëm për të ruajtur arteriet.”

Në këto operacione, mjekët arritën të hiqnin jo më pak se 6 kilogramë lytha nga lëkura e Abdulit, në formën e lëvores së pemës. Epidermodysplasia verruciformis është sëmundje e trashëguar dhe jo ngjitëse, që nuk ka shërim. Kjo sëmundje është parë vetëm në katër njerëz në të gjithë planetin.

Top Channel