Shkolla 9- vjeçare “5 Shkurti” në qytetin e Ballshit është përfshirë nga flakët këtë të martë.

Zjarri është evidentuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar repartin zjarrfikës të Mallakastrës, që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve duke shmangur përhapjen e tyre në ambientet e tjera të shkollës.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar pasi shkolla që nga data 27 dhjetor nuk ka nxënës, por ka patur vetëm dëme materiale. Sipas burimeve, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë, nga flakët janë djegur disa banka dhe depoja e librave. Aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Top Channel