Një tjetër zjarr ka rënë ditën e sotme në Durrës.

Kati parë i një pallati shumëkatësh në lagjen nr.1 është përfshirë nga flakët. Hapësira ku ra zjarri ishte bosh në brendësi, e përshtatur për njësi tregtare.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit të cilët neutralizuan flakët dhe shmangën përhapjen e tyre në katet e tjera të pallatit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1 Durrës, në një ambient dyqan jashtë funksionit, ku kishte vetëm kuti kartoni, ka rënë zjarr. Shërbimet e Policisë dhe MNZ ndodhen në vendngjarje për fikjen e zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Top Channel