Viti i Ri i gjen të bllokuar tre fshatra në Kukës, shembja e gurëve bllokoi rrugën në Gryk-Çaje
28/12/2022 13:53
Shembja masive e gurëve ka bllokuar rrugën në njësinë administrative Gryk-Çaje në Kukës.
Për pasojë tre fshatra me rreth 1000 banorë kanë mbetur të bllokuar dhe nuk kanë asnjë komunikim me pjesën tjetër të Kukësit.
Shembjet kanë ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 18.00 dhe deri me tani nuk është ndërhyrë për lirimin e rrugës.
Banorët shpresojnë që të mund të lëvizin drejt Kukësit sa me shpejt dhe jo të festojnë ndërrimin e viteve të izoluar.
Top Channel