Shembja masive e gurëve ka bllokuar rrugën në njësinë administrative Gryk-Çaje në Kukës.

Për pasojë tre fshatra me rreth 1000 banorë kanë mbetur të bllokuar dhe nuk kanë asnjë komunikim me pjesën tjetër të Kukësit.

Shembjet kanë ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 18.00 dhe deri me tani nuk është ndërhyrë për lirimin e rrugës.

Banorët shpresojnë që të mund të lëvizin drejt Kukësit sa me shpejt dhe jo të festojnë ndërrimin e viteve të izoluar.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel