Një lokal është përfshirë nga flakët pak orë para mesntës në Brryl.

Zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur me të. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Dyshohet se shkak ishte shpërthimi i një bombole gazi.

”Më datë 27.12.2022, rreth orës 23:40, te Brryli ka rënë zjarr në një lokal dhe zjarri është përhapur dhe në një lokal tjetër ngjitur tij. Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.

 

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA