
Së fundmi, Twitter ka prezantuar një funksion ekstra për ata përdorues që paguajnë tarifën e abonimit prej 8 dollarësh, atë të videove më të gjata.
Kompania ka përditësuar faqen e saj në Twitter Blue për të konfirmuar që klientët që abonohen do të jenë në gjendje të ngarkojnë video deri në 60 minuta, në 1080 pixel dhe deri në 2 GB.
Kufiri i mëparshëm i Twitter Blue me video ishte prej 10 minutash me një madhësi prej 512 MB. Nëse jeni thjesht një përdorues i vjetër, atëherë kufiri juaj është 4 minuta. Megjithatë për të ngarkuar këtë video me këtë gjatësi do t’ju duhet ta bëni në web nga një latop ose desktop. Ndërkaq, në Android dhe iOS është funksioni i vjetër me video të shkurtër. Twitter gjithashtu paralajmëron se mund të modifikojë cilësinë e videos në mënyrë që ta shpërndajë atë.
Rikujtojmë, se hakerët kanë pohuar së fundmi se “kanë në duar” të dhënat e 400 milionë përdoruesve të Twitter dhe i kanë nxjerrë në shitje në tregun e zi. Të dhënat thuhet se përmbajnë emaile private dhe numra telefoni të lidhur të përdoruesve të profilit të lartë të Twitter. Para dy ditësh, firma e inteligjencës për krimet kibernetike Hudson Rock pretendoi se zbuloi një “aktor të besueshëm kërcënimi” që shiste të dhënat e vjedhura në Twitter.
Top Channel