![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/4eb153a1-7ff5-42e3-8163-bf6226b6d870_w1023_r1_s_sd-800x450.jpg)
Të paktën 22 njerëz janë vrarë nga një zjarr gjigant i papritur që shkatërroi një shtëpi të moshuarish në Siberi të Rusisë.
Zjarri shkatërroi thuajse tërësisht ndërtesën e drunjtë dy-katëshe, e cila nuk ishte regjistruar zyrtarisht si shtëpi për të moshuar por funksiononte si strehë për njerëzit në nevojë në motin e ftohtë të dimrit.
Pamjet e rënda nga vendngjarja tregonin flakët që konsumonin ndërtesën teksa dhjetra zjarrfikës kërkonin mes rrënojave mëngjesin e sotëm.
Shërbimet e emergjencës thanë se të paktën 22 njerëz janë vrarë nga zjarri, teksa rrjeti BBC raportonte se gjashtë njerëz kishin mbetur të plagosur.
Nuk është ende e qartë sesa njerëz jetonin dhe sa ishin brenda impjantit kur shpërtheu zjarri.
Ministria ruse e emergjencave tha për agjencinë vendase TASS se kërkimet në rrënoja vijojnë prej zjarrfikësve ndërsa është arrestuar personi që kishte marrë ndërtesën me qera.
Shtëpia e paregjistruar e të pastrehëve dhe pensionistëve drejtohej nga një pastor ortodoks që strehonte njerëzit në nevojë mes ngricave të dimrit.
Autoritetet ruse thanë se ndërtesa ishte një ‘rezidencë e përkohshme për njerëz në një situatë të vështirë jete’.
Sergey Tsivilev, governatori i rajonit Kuzbass në Siberi, tha se shumë hapësira të tilla bamirësie punojnë pa liçencë në Rusi.
“Ne do të inspektojmë të gjitha institucionet e këtij tipi, kryesisht ato private,” tha Tsivilev.
Top Channel