Në arritjen e saj historike të pjesëmarrjes mes 16 më të mirave të Europës Vllaznia e femrave mbyll mbrëmjen e sotme ndeshjen 6 dhe të fundit të kësaj faze grupesh në Champions League.
Pikërisht ndaj vajzave të Realit të Madridit e filluan këtë fazë grupesh në Shkodër ku u mundën 2-0 dhe sot të dyja skuadrat jashtë shanseve për të bërë më tepër, shpresojnë ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Vllaznisë në këtë fazë të 16-tshes i ra të përballej me skuadra të një niveli shumë të lartë si Chelsea, Paris SG që ndodhet në vendin e dytë dhe Real Madridit.
5 ndeshje të luajtura mes 16-tshes më të mirë europiane dhe asnjë pikë madje asnjë gol. Gjithsesi një eksperiencë për të mësuar për vllazninë që një vit më pas ta ketë Champions League një habitat të sajin.
Top Channel