Guillerme Ochoa është gati për aventurën e radhës në Europë. Portieri 35-vjeçar meksikan i ka dhënë lamtumirën klubit të Americas, pas tre sezonesh atje dhe pritet të zbarkojë në Itali gjatë ditës së sotme.
Meksikani ka arritur një marrëveshje me klubin e Salernitanës dhe nëse kalon me sukses testet mjekësore, atëherë do të nisë menjëherë përgatitjet për të qenë gati për të debutuar në Serinë A, në fillim të janarit.
Në klubin nga Salerno humbën portierin Sepe për shkak dëmtimi dhe u detyruan të hyjnë në merkato, ku përzgjodhën pikërisht meksikanin për t’i besuar mbrojtjen e portës.
Kjo do të jetë aventura e dytë europiane për Ochoan, që në të parën luajti për klube si Ajaccio, Malaga, Granada e Standard Liege.
Top Channel