Flick gjen fajtorin për zhgënjimin e Gjermanisë, në një mendje me Macron

22/12/2022 14:45

Kupa e Botës për Gjermaninë u shenjua më tepër nga hije, në të gjitha aspektet.

Në këtë mënyrë trajneri Hansi Flick shprehu pakënaqësinë e tij për përçarjen e publikut gjerman gjatë Botërorit në Katar, që përfundoi me eleminimin që në grup, ku ishin me Kosta Rikën, Japoninë dhe Spanjën.

“Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi diçka të tipit ‘futbolli po politizohet shumë. Lojtarët tanë duhet të përqëndrohen te futbolli, se me politikën merrem unë’. Do të ishte diçka e bukur nëse do të kishte qenë kështu edhe për ne”.

Natyrisht që trajneri 57 vjeçar i referohet çështjes së të drejtave të njeriut, me Gjermaninë që postoi dhe foton me gojën mbyllur, apo përçarjen e publikut gjerman në lidhje me Kupën e Botës në Katar. Flick nuk ndalet këtu, pasi e ka të qartë se cili ishte detyrimi për skuadrën e tij gjatë turneut.

“Puna jonë është që të luajmë futboll. Ka njerëz të tjerë, të kualifikuar për t’u marrë me politikën”.

Ndërkohë Flick ju dërgoi një mesazh shumë të drejtëpërdrejtë bashkëatdhetarëve të tij.

“Shumë gjermanë zgjodhën të mos i shihnin fare ndeshjet, ndërkohë që të tjerë po. Vendi ishte i përçarë dhe ky është një turp. Futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit. Isha shumë krenar teksa shihja tifozët që mbështetën pa kushte kombëtaret e tyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA