George Glinos vendosi të hiqte vetë dhembët e tij prej dhimbjeve të mëdha dhe pamundësisë për të gjetur dentist shtetërorë, pasi sipas tij “asnjë nuk ishte i interesuar për pacientë të rinj”.
Glinos nga Liverpool në veriperëndim të vendit, vendosi të kryente vetë operacionin e rrezikshëm pasi nuk duronte dot më dhimbjet dhe rradhët e pafundme të sistemit kombëtar shëndetësor, teksa nuk arrinte të regjistrohej në klinikën vendore, shkruan rrjeti Liverpool Echo.
Pasi iu tha se dentistët nuk pranonin pacientë të rinj George tha për rrjetin Liverpool ECHO se ata nuk mund të jepnin kujdesin për të cilin ai kishte nevojë dhe nuk mund të përballonte të shkonte në klinikë private.
Burri tha me zemërim: “Kur ke një problem me dhëmbët dhe nuk shkon dot te dentisti, ti vazhdon të marrësh qetësues e qetësues derisa dhëmbët shkatërrohet dhe lirohen nga vendi”.
“Prandaj unë ndërhyra dhe i shkula vetë, u detyrova të punoj me to rreth një javë dhe i shkula ‘të mallkuarit’ me pinca”.
“Ishte shumë e dhimbshme por ç’të bësh? Kam arritur tani në pikën që kam hequr 11 dhëmbë, dhe besoj se më mjaftojnë për momentin.”
Burri thotë se është në dhimbje dhe mezi arrin të hajë ushqim apo dhe ta tresë atë.
Ai shtonte: “Ose duhet të rrija këtu ulur në dhimbje ose ta kurseja këtë kohë duke i hequr vetë”.
“Nuk mund të kesh një jetë të mirë kur nuk ke dhëmbë, buzëqeshja është mënyra e të përshëndeturit të njerëzve”, tha ai.
Sistemi shëndetësor britanik këshillon kundër vetë-trajtimeve mjekësore dhe rekomandon të telefonojnë te numri 111.
Një zëdhënës i sistemit shëndetësor tha për çështjen: “Ne kemi njoftuar së fundmi reformat e para të dentistëve në sistemin shëndetësor shtetëror prej vitit 2006 që kane përmirësojnë aksesin ndaj praktikave dhe rritjes së numrit të pacientëve…”
“Shërbimet kanë pasuar trazira dhe dentistët janë detyruar të fokusohen në pacientët që kanë më shumë nevojë”.
Top Channel