Ministri rus i Mbrojtjes ka deklaruar se ushtria e vendit duhet të zgjerohet, pasi pranoi vështirësitë gjatë mobilizimit të pjesshëm të Moskës.
Duke folur me Vladimir Putin dhe udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Rusisë në një konferencë të fundvitit, Sergei Shoigu u shpreh se ushtria e vendit duhet të zgjerohet nga 1 milion personeli aktual në 1.5 milion.
Sky News shkruan se sipas tij numri duhet të përfshijë 695,000 ushtarë vullnetarë me kontratë.
Ministri i Mbrojtjes propozoi gjithashtu ngritjen e moshës për shërbimin e detyrueshëm ushtarak rus për të mbuluar rusët e moshës 21-30 vjeç.
Në sistemin aktual, rusët e moshës 18-27 vjeç mund të thirren për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Ai u shpreh se operacioni special ushtarak i Rusisë në Ukrainë do të vazhdojë në vitin 2023, ndërsa pranoi se Moska u përball me disa vështirësi gjatë mobilizimit të pjesshëm.
Top Channel