
Një 32-vjeçar është dënuar më burgim të përjetshëm, pasi vrau partneren shtatzënë dhe tre fëmijë.
Tashmë Damien Bendall u shpall fajtor dhe do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës pas hekurave.
Viktimat janë partnerja Terri Harris, vajzës 11-vjeçare Lacey Bennett, djalit 13-vjeçar John Paul Bennett dhe shoqen 11-vjeçare të Lacey, Connie Gent.
Fillimisht ai i ka mohuar akuzat, por më pas kërkesat ndryshuan pasi u paraqit në Derby Crown Court këtë të mërkurë, ku gjithashtu pranoi se ka përdhunuar Lacey (viktimë).
Viktimat: Partnerja e autorit dhe dy fëmijët e saj
Lacey dhe John Paul ishin fëmijët e gruas së autorit, e cila i kishte nga një lidhje e mëparshme.
32-vjeçari kreu krimin në shtëpinë me të cilën jetonte me partneren e tij në 19 shtator të vitit të kaluar. Ai fillimisht i ka sulmuar dhe më pas me një çekiç i ka qëlluar në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Hetuesit deklaruan se autori e ka pranuar në polici se kishte konsumuar kokainë përpara se të kryente krimin e rëndë.
Shoqja e vajzës së viktimës e cila gjithashtu u vra dhe përdhunua nga autori
Top Channel