Modelja e rrjeteve erotike tregon si përndjekësi e filmoi brenda shtëpisë (fotot)

20/12/2022 17:08

Hannah Palmer, e cila ka 2.2 milionë ndjekës në Instagram thotë se puna me “përmbajtjet erotike ka fitime të mira” por dhe anët e saj të tmerrit.

Bukuroshja thotë se tashmë nuk ndjehet e sigurtë në shtëpinë e saj pas një serie incidentesh me maniakë që e përndjekin.

24-vjeçarja thotë se ka shumë anë negative të punës në industrinë e seksit, duke iu referuar episodeve ‘të frikshme’ me burra ‘të çuditshëm’.

Amerikania tha për rrjetin FEMAIL se një maniak e ndiqte “kudo” dhe më pas hyri dhe në shtëpinë e nënës së saj duke kërkuar të takohej me Hannah – para se ta filmonte ne apartament dhe të postonte videon online.

Modelja thotë: “Ai priste që unë të dilja në ballkon dhe të më regjistronte aty, që më pas të postone videon në faqe të dyshimta online, duke përfituar nga fama ime”.

“Disa herë ai më frikësonte në shtëpi sepse edhe nëse fshihja të dhënat private nga publiku nuk mund t’i shmangesh dot kësaj sjelljeje nga fansat”, tha ajo për rrjetin Daily Mail Australia.

Hannah thotë se ka gjetur pamje të saj dhe të vajzave të tjera në rrjete të dyshimta erotike, nga të cilat ‘nuk përfiton para për shikimet’.

“Unë kontaktova policinë dhe FBI për krimin kibernetik, por nuk dëgjova më asgjë prej tyre.”

Hannah thotë më tej se u tmerrua vërtet kur nisi të merrte mesazhe perverse nga një numër i panjohur, madje me foto të saj në kopshtin e shtëpisë, që ishin marrë nga kopshti i fqinjit ngjitur.

“Ai bënte kërcënime, si dhune dhe seksuale, mua dhe familjes time”.

“U detyrova të marrë një urdhër gjykate për mbrojtje dhe për kufizim të personit që më përndiqte, prej atëherë asgjë nuk ka ndodhur”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA