“Shqiptarët kanë kontribuuar në ekonomitë e huaja”, Rama me Diasporën: S’e krijuan shqiptarët tregun e krimit

18/12/2022 11:30

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës u shpreh se shqiptarët janë kontributorë të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve ku kanë emigruar.

Ai theksoi se po punohet shumë për të thyer barrikadën e paragjykimit.

“Ne kemi kontribuar masivisht për turpin tonë për ta furnizuar apo ngjizur këtë imazh skandaloz, kur krejt e kundërta është e vërtetë, shqiptarët janë kontributorë të rëndësishëm të vendeve ku kanë emigruar, si të gjitha komunitetet, si të gjitha vendet, kanë elementë të paligjshmërisë dhe të krimit, ku nuk bëjnë dallim dhe nuk përbëjnë ndonjë risi, patjetër shqiptarët që i kanë hyrë rrugës së paligjshmërisë dhe krimit janë element shqetësues, në tregun e pastrimit të parave, të këqijave, nuk e kanë krijuar shqiptarët, ata e kanë gjetur mes tyre dhe janë bërë pjesë e tij, ne duhet të thyejmë barrierat e paragjykimit.

Nuk mund të paragjykohen shqiptarët për shaka të atij 1% që as nuk është subjekt ,a as nuk i përfaqëson shqiptarët. E pamë se çfarë ndodhi në Britani, me çfarë arrogance u përball komuniteti shqiptar. Ai 1% që i përket botës së krimit operon jashtë ligjit, nuk ka nevojë për ligje, se i thyen të gjitha ligjet.

Ato fjalë ricitohen bukur, por përdridhen për të fshehur të vërteta të thjeshta. Të gjithë ata që janë në emigracion që vuajnë për të sjellë në Shqipëri që vuajnë për të blerë një shtëpi, se u duhet e gjithë struktura e pastrimit të parave, paguajnë edhe ryshfete që t’i shpëtojnë Ne do e bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht, me çdo të drejtë. Kam besim që bashkësia ndërkombëtare, edhe BE do e kuptojë e nuk do ta pengojë, do e pranojë principin e së drejtës për të monitoruar këtë proces që të bëhet siç duhet, se përderisa e bën Italia e vende të tjera, ne nuk kemi pse privohemi se jemi të vegjël”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA