Izraeli i përgjigjet sanksioneve nga Mbretëria e Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv
Para hyrjes në Parlament, disa protestuese u përplasën me deputeten Iris Luarasi, të cilat e quajtën hajdute.
Aktivistja Arvina Lleshi ka postuar videon e përplasjes me deputeten Luarasi, ku i thonë: “O kriminele, ti je dhunuese e grave. Nuk i përfaqëson gratë”.
View this post on Instagram
Me anë të një videomesazhi, Iris Luarasi ka reaguar, ku thotë se u akuzua se nuk mbronte gratë, ndërkohë shtoi se u dhunua verbalisht nga disa vajza të reja.
“Sot, duke hyrë në Parlament, disa vajza më kishin zënë pritë, me sharje, me fyerje dhe me celularët gati për të filmuar spektaklin që kisha përgatitur. Dhe patjetër që për një çast u lëndova, jo se nuk e përballoj kritikën por sepse pashë vajza të reja që besonin se poshtërimi i një gruaje ishte mënyra më e mirë për të mbrojtur gratë. Më thërritën hajdute, por nderin, punën dhe emrin tim nuk lejoj të m’i vjedhë askush. E aq më pak disa vajza që kanë vendosur ta quajnë dhunën aktivizëm. Më akuzua se nuk mbroj gratë, ndërkohë që po dhunon vetë verbalisht një grua. Kjo është vërtet ironike, por edhe për të ardhur keq. Këtë rast do e denoncoj dhe do i lë drejtësisë të veprojë”, tha ndër te tjera Luarasi.
View this post on Instagram
Top Channel