“Një mrekulli e Krishlindjeve”/ Fustani i humbur i Katherine Jenkins shfaqet disa minuta para koncertit të Papës

18/12/2022 18:04

Shfaqja e Katherine Jenkins për Papa Françeskun vazhdoi mbrëmjen e djeshme, pasi bagazhet e humbura thuajse e prishën paraqitjen e saj në koncertin e Krishtlindjeve të Papës.

Këngëtarja klasike uellsiane kishte paralajmëruar të enjten se mund t’i duhet të tërhiqej nga koncerti vjetor i Krishtlindjes i Papës pasi çantat e saj u zhdukën gjatë rrugës për në Romë.

“Që të mos zhgënjej askënd, do të kisha vazhduar me rroba banjoje nëse do të ishte e nevojshme”, tha ajo më vonë në Instagram.

Por 42-vjeçarja tha se ishin gjetur gjërat e saj të humbura, përfshirë veshjen e saj për shfaqjen, pak para se të dilte në skenë për koncertin vjetor në Auditorium Conciliazione.

Ajo u tha 118,000 ndjekësve të saj në Instagram: “Fatmirësisht fustanet mbërritën 20 minuta para performancës”.

“Një mrekulli e Krishtlindjeve”, tha një nga vëllezërit.

Në përgjigje të postimit, llogaria zyrtare e British Airways në Twitter u përgjigj me një postim duke i kërkuar Jenkins të dërgonte një mesazh të drejtpërdrejtë dhe detajet e kontaktit në mënyrë që kompania të përpiqej të gjurmonte bagazhin e saj të humbur.

Top Channel