“Thëngjill i mbuluar”/ Ardit Çuni shpreh zhgënjimin ndaj Salsano Rrapit në DWTS

17/12/2022 22:04

Këngëtari Ardit Çuni ka shprehur zhgënjim ndaj aktorit Salsano Rrapi, të dy konkurrentë në spektaklin më të madh të kërcimit, Dancing with the Stars.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Arditi e cilësoi Salsanon si ‘Thëngjill i mbuluar’, pasi sipas tij ka folur prapa krahëve duke gjykuar karrierën e këngëtarit.

“Për Salsanon se mendoj që është pak thëngjill i mbuluar. Kur e kam parë në kast emrin isha shumë i kënaqur se e kisha xhan si personazh, por aty më ka dalë e kundërta. Në momentin që unë thash diçka për atë e mori personalisht dhe pastaj u kap me pjesën time personale. U bë një debat dhe më ka ngelur qejfi. Përballë ishte i dashur, fliste fjalë shumë të mira, pastaj pas këngëve kishte thënë ‘kush është Arditi, çfarë këngësh ka bërë’, ishte marrë me pjesën time personale, që nuk besoj se i takon.

Pak javë më parë, Arditi dhe Salsano u përfshirë në një debat për shkak të bisedave në prapaskenë. Sipas Arditit, aktori nuk di të bëjë asgjë në kërcim ndërsa Salsano iu kundërpërgjigj duke e cilësuar si ‘skuth’.

Top Channel