Videoja që po bën xhiron e rrjetit, ministri amerikan ndërpret intervistën pasi telefonohet nga Trump, kthehet me zërin duke iu dridhur
Furnizimet me energji elektrike në rajonin verilindor të Kharkiv kanë rifilluar këtë pasdite.
Guvernatori Oleh Syniehubov njoftoi se situata “mbetet e vështirë” në pjesë të rrethit Kupyan, i cili është duke u granatuar vazhdimisht nga Rusia.
“Falenderoj punonjësit e energjisë dhe departamentit kryesor të shërbimit të urgjencës shtetërore në rajonin e Kharkiv, njëkohësisht të gjithë ata që janë përfshirë në punën e restaurimit”, tha ai sipas Sky News.
Ndërkohë, në rajonin e Kievit, guvernatori Oleksiy Kuleba raportoi se puna e restaurimit vazhdon.
“Kushtet e motit e ndërlikojnë procesin, shiu dhe bora çojnë në akull dhe vija të thyera. Megjithatë, punëtorët e energjisë po punojnë në një mënyrë të intensifikuar. Ndërprerjet me energji elektrike vazhdojnë në rajonin e Kievit. Rreth 50% e rajonit është aktualisht pa energji”, u shpreh Kuleba.
Top Channel