Mbrëmja e djeshme në Dancing With The Stars ka dhuruar mjaft emocione dhe lot padiskutim.

Në ndryshim nga çdo natë tjetër, në fillim të spektaklit të gjithë VIP-at kanë kërcyen me njeriun e dashur të tyre, qoftë ky partneri, motra apo edhe njëri nga prindërit.

Pas performancave të veçanta që sigurisht ata do t’i mbajnë mend gjatë në memorien e tyre, u rikthyen tek sfida e vërtetë mes çifteve. Pas performancave ata u vlerësuan si më poshtë:

  • Sara & Luxhino – 37 pikë
  • Ardit & Jora – 38 pikë
  • Julka & Silvester – 31 pikë
  • Salsano & Lori – 34 pikë
  • Isli & Ledia – 40 pikë
  • Elhaida & Ledian – 40 pikë
  • Megi & Jurgen – 36 pikë

Pasi u bë e ditur se Megi dhe Jurgen do të ishin gjysmëfinalistët e parë të “Dancing With The Stars” mbrëmjen e djeshme u bë e ditur gjithashtu se edhe Sara & Luxhino, Ardit & Jora, Isli &Ledia, Salsano & Lori dhe Elhaida dhe Ledian do të jenë gjithashtu në vijimësi të spektaklit, përveç Julkës dhe Silvestrit , të cilët u detyruan të përfundojnë garën.

Javën e ardhshme do të ketë dy të eleminuar.

“Dancing With The Stars”, show magjik i kërcimit, u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë.

Top Channel