E reja që mori transplant zemre nga viktima e aksidentit flet për efektet e çuditshme anësore (fotot)

17/12/2022 21:36

Një vajzë që mori transplantin e zemrës nga një burrë i moshës së mesme që ndërroi jetë, ka folur së fundmi për efektet e çuditshme të mbajtjes së zemrës së tjetrit dhe efektet e ndërhyrjeve qe eshte detyruar te kryeje.

Cecilia-Joy Adamou, nga Surrey në Britani, tregonte për ndjekësit e saj në rrjetin TikTok mbi pasojat e kirurgjive të shumta që ka kryer, duke përfshirë dhe tre efekte që mund të shihen nga jashtë trupit të saj.

Cecilia e cila prej sëmundjes së ‘zemrës me vrimë’ ka bërë transplant zemre dhe veshke, si dhe operacion në kokë, përdor platformën e saj për të folur mbi rrugëtimin e saj të vështirë mjekësor që kur ka lindur me ‘Defektin Septal Atrioventrikular’.

Në video ajo tregon për tre efekte të pamenduara të kirurgjive që ka kryer.

Fillimisht ajo thotë se mund të shikojë zemrën e saj kur rreh në kraharor, ndërsa tregon dhe një pjesë pa flokë në kokën e saj ku ka kryer operacionin në tru.

Ajo shpjegon me tej në video se për fat të keq nuk arrin të lëvizë këmbën prej dëmit të shkaktuar në nerva.

Vajza ka kryer operacionin e parë kur ishte vetëm një vjeçe dhe më pas kur ishte dy vjeçe, me të cilat jetoi normalisht deri në moshën gjashtë vjeçe.

Por në prill 2010, Cecilia duhet të kryente sërish ndërhyrje pas përkeqësimit të gjendjes së zemrës. Ajo mbahej në jetë me makineri derisa sa pasi mundësinë e transplantit të zemrës nga donatori qe ndërroi jete.

Në shtator 2010, ajo kreu operacionin 12-orësh por pësoi një tjetër arrest kardiak, nga i cili mbijetoi.

Në vitin 2014, ajo u diagnostikua me dy tumore në tru dhe më pas dy të tjerë në shtyllën kurrizore. Tumoret u zbulua se ishin shkaktuar nga mjekimet imuno-neutralizuese që kishte marrë gjatë trajtimeve.

Vajza merrte komente të shumta vlerësimi nga përdoruesit e rrjetit, për dëshirën e saj të pabesueshme për jetën, dhe vullnetin për të ndarë gjithçka me publikun e gjerë në rrjet.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA